Fytyrat e dëshpëruara të lojtarëve të Genoas kur kuptuan lajmin për vdekjen e Astorit

Vdekja e papritur e kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori, ka shokuar botën e futbollit.

Sport

04/03/2018 23:55

31 vjeçari në mëngjesin e ditës së diel është gjetur pa shenja jete në dhomën, në një hotel në Udine, para ndeshjes së vlefshme të Serie A mes Udineses dhe Fiorentinas.

Lajmi për vdekjen e Astorit, ka shokuar botën e futbollit, ku lojtarë e skuadra futbolli janë solidarizuar me të, familjen e tij dhe skuadrën e Fiorentinës.

Me t’u konfirmuar lajmi, Serie A ka vendosur të anulojë të gjitha ndeshjet e parapara për ditën e diel, për t’i shtyrë për një datë të pacaktuar.

Ndeshja e parë e shtyrë ishte ajo mes Genoas dhe Cagliarit,që duhej të fillonte nga ora 12:30.

Mediet në Itali, kanë sjellë disa fotografi të lojtarëve të Genoas, me reagimin e tyre pasi kuptuan lajmin për vdekjen e Astorit.

Në fytyrat e tyre vërehej dëshpërimi, duke mos besuar në atë që po dëgjonin./Lajmi.net/

ti-4

ti-3

ti-2