Fytyra më e re e ekstremizmit izraelit, është një nënë 20 vjeçare e martuar me mysliman (Foto)

Aviya Morris është fytyra më e re e ekstremizmit hebre, një nënë e butë e cila dashuron një burrë mysliman dhe dëshiron që myslimanizmi të bie poshtë dhe të rritet një foshnje izraelite.

Bota

24/05/2016 10:13

Kjo është ëndrra e saj, edhe pse ajo pranon që kjo mund “t’i çojë në luftë botërore”, transmeton lajmi.net.

Dy javë më parë, ajo së bashku me burrin e saj dhe fëmijën e tyre, Liberty Zion, shkuan për të vizituar një shesh të ngritur në zemër të Jerusalemit, qytetit të vjetër hebre të quajtur Temple Mount, dhe që myslimanët e thërrasin Noble Sanctuary  gjithashtu vend i shenjtë për ta.

Ky tempull është i shenjtë për të dy fetë, hebrenjt besojnë se është vendi ku filloi kjo botë, dhe Ibrahimi pati takimin e tij me një engjëll para se të vijë edhe Isaku. Kështu ata ndërtuan dy tempujt e tyre të parë, po në këtë vend.

Ky vend gjithashtu është edhe vendi ku u ndërtua xhamia e artë e Islamit, që shënon ardhjen e Profetit Muhamed.

E në po të njëjtin vend, Morris ka pranuar që kur vizitoi këtë vend me burrin e saj, ajo bërtiti “Muhamedi është një derr”.

Ajo pretendon se ishte provokuar, nga gratë e mbuluara myslimane që thërrisnin ‘Allahu Ekber’, Allahu është i madh, ‘Vdekje për hebrenjtë’.

Ajo tha se ishte ndjerë keq dhe donte të reflektonte edhe ajo, gjithashtu duke thënë se ky është vendi i vetëm në botë ku hebrenjtë mund të luten apo të valëvisin flamurin e tyre izraelit dhe që bota nuk do bëjë asgjë.

Mediat palestineze shkruajnë se vendi i shenjtë hebre rrallë vizitohet nga ata, pasi që sipas tyre, ata provokohen nga myslimanët.

Në vitin 2012, Morris pështyu në fytyrë një parlamentar arabo-izraelit gjatë një debati mbi këto dy fe, dhe në vitin 2013 ajo u arrestua me dyshimin për përfshirje në vandalizim në Manastirin e Kryqit,  ku thuhet se sulmuesit kishin shkruar me sprej në mure “Jezusi, biri i një kurve”. Më pas ajo u lirua pa ndonjë akuzë.

Kur u pyet se nëse në një të ardhme Myslimanët dhe Hebrenjtë do të ndajnë këtë vend të shenjtë së bashku, ajo tha “Nuk ka ndarje, nuk do të funksionojë, askush nuk mund ta ndajë atë, dhe nuk mund të ketë as përpjekje për këtë”.

Por siç duket, mendimi i saj ndryshoi, ajo tani është e martuar me një mysliman, dhe së bashku shkojnë të vizitojnë vendin e shenjtë për të dy fetë./lajmi.net