Fytyra e Mbretëreshes shfaqet në re

Një burrë në Angli ka këmbngulur se mund ta shohë fytyrën e mbretëreshes në retë e formuara në qiell.

Fun

25/07/2016 03:19

Roger Shuttle, 45 vjeçar, ishte duke pirë në një pijetore Horseheath, Cambs kur ai shikonte retë dhe kishte pikasur diçka interesante, transmeton lajmi.net

“Ishte e pabesueshme, unë vetëm isha duke shikuar në qiell dhe pashë fytyrën e mbretëreshes atje”, tha Roger.

“Sapo e pashë, e vërejta se ngjante me mbretëreshen, edhe shoku im ishte dakord”, vazhdoi ai.

Forma e veçantë e madhërisë së saj mund të shihet që nga vija e qafës, hunda e sytë që definojnë mjaftë mirë profilin.

“Unë e kam fotografuar, për të treguar se ishte e vërtetë dhe nuk më është dukur vetëm mua”, është shprehur Shuttle.

“Do të shikoj më shumë në qiell, sepse nuk i dihet kurrë kush do të dalë tani”, ka përfunuar me shaka Roger.

Nuk është se Shuttle nuk kishte të drejtë, por ju mbetet juve të gjykoni nëse shihni diçka të ngjashme?