Fyhen dhe sulmohen policët në Gjakovë

Policia ka njoftuar se në Gjakovë janë arrestuar dy persona pasi që të njëjtit dje rreth orës 18:20 në një pikë kontrolli kanë fyer dhe sulmuar fizikisht tre zyrtarë policorë në kryerje të detyrës.

Lajme

17/06/2018 12:40

Gjatë arrestimit, të dyshuarit kanë qenë agresivë dhe si pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet si sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës.