Futi vajzën 2 – vjeçare në furrë, arrestohet e ëma

Policia në Teksas ka ndaluar një grua pasi e bija u gjet me plagë djegieje, të cilat i janë shkatuar pasi e ëma e futi në furrë. Dëshmitarët u shprehën se vëtë gruaja u kishte thënë se e kishte futur vajzën 2 – vjeçare në furrë.

Bota

22/03/2016 03:16

Tasha Hatcher është aktualisht në paraburgim ndërsa i duhet të paguajë një shumë prej 300.000 mijë dollarësh si garanci.

25 – vjeçarja do të dalë para gjykatës së shpejti ndërsa shteti mund ti heqë përkohësisht kujdestarinë e 2  – vjeçares e cila është aktualisht në spital për tu mjekuar pas diegieve të marra./tvklan.al