Futet në operacion për të lindur foshnjën, ajo që i ndodh më pas do ju lë pa fjalë! – Lajmi.net
Futet në operacion për të lindur foshnjën, ajo që i ndodh më pas do ju lë pa fjalë!
Autori: Lajmi.net FamiljaLifestyle 9:33, 25 April 2017
Gruaja futet në operacion për të lindur foshnjën, por kjo ka sjellë pasoja të tmerrshme për kujtesën e saj.

35 vjeçarja Bernadette Strange është prekur nga një formë e rrallë e meningjitit dhe kur u zgjua nga anestezia nuk kishte asnjë kujtim nga jeta para gjumit.

Pra, për Bernadetten fshirja e memorjes u shfaq në momentin kur fëmija i saj Elijah erdhi në jetë.Në orët e para pas lindjes ajo dha një reagim epidural (shenjë amnezie), kështu që mjekët u detyruan ta vinin sërish në koma për të kuptuar se ku kishin gabuar.

Bernadette kishte pësuar një formë të rrallë të meningjitit, mendohet që shkak të jetë anestezia spinale (gjilpërë që bëhet në shtyllën kurrizore në rastin e lindjeve me operacion).

Ajo u kthye nga koma pas disa ditësh dhe duket të jetë goxha më e vetëdijshme, por fakteqësisht shenjat e amnezisë nuk ishin zhdukur plotësisht. Ajo nuk e kishte as idenë më të vogël se kush ishte apo që kishte sjellë në jetë një vogëlush para pak kohësh.

“Ndonjëherë më kujtohet emri im, ose arsyeja pse kam qenë në spital; një herë tjerë tjetër dua thjesht të kthehem në shesh”, tha ajo për Shoqatën e Bamirësisë së Meningjitit.Pas një jave Bernadette u transferua në një repart psiqik për të ndjekur kurimin e saj.

Vazhdonte ende të fliste gjëra pa kuptim por ishte përmirësuar goxha që nga dita e parë e ngjarjes.

“Mërzitem shumë kur ëndrrat e mia më përzihen me realitetin duke më krijuar turbullira se çfarë është reale dhe çfarë jo”- tha Bernedette.

“Pas rreth 10 ditësh më në fund vëreja përparime tek vetja, aq sa isha në gjendje të njihja djalin e madh, Teo.Më dukej madhështore! Kështu kujtimet e mia u kthyen mbrapa në kohë dhe pavarësisht se të gjithë përpiqeshin t’më mbushnin mendjen se unë kisha edhe një fëmijë tjetër më të vogël, këtë se besoja kurrë. Ishte çasti kur burri im më tregoi fotot dhe filmimet e momentit të lindjes kur unë më në fund e besova që kisha edhe një fëmijë të dytë.”

“Ndjeva sikur kisha fituar një llotari! Mezi po pres që ta takoj atë dhe t’ia përmbush nevojat e tij si një mama e përkushtuar.”Burri i Bernadette kishte mbajtur një ditar dhe kjo ndoshta ishte gjëja që i erdhi më shumë e më në ndihmë Bernadette-s për rikuperimin e kujtesës së saj.

Tani, disa muaj pas ngjarjes Bernadette gëzon shëndet të plotë pranë familjes së saj.“I detyrohem për jetën time ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve dhe infermierëve, sepse ndryshe nuk do isha këtu duke parë fëmijët e mi teksa rriten”, përfundon Bernadette.

Fotolajm

Kim Jung, bëhet pjesë e batutave
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play iStunt 2
  • Play Supercar Showdown
  • Play Berry Rush