Futet me Land Rover në buzë të detit, ja çka i ndodhë (Video)

Të gjithë i kemi nga pak qejf çmenduritë dhe aventurat, por shpesh nëna natyrë na tregon që ajo është më e fortë se ne dhe nuk i bëjmë dot ballë në situata të caktuara.

Auto & Tek

23/05/2017 12:53

Kështu ka ndodhur me një djalosh, i cili ka hyrë me Land Rover-in e tij në buzë të detit vetëm që të bënte disa foto të veçanta, por shqetësimi i tij filloi kur makina po zhytej në rërë.

Shoferi i cili thuhet se është 20 vjeç, kishte provuar që të gërmonte rreth automjetit me lopatë, por pa sukses.

Megjithatë, u desh ndërhyrja e një kamioni që Land Rover të nxirrej me sukses nga rëra.

YouTube player