Futbollistja kosovare tregon historinë e saj si refugjate në Angli

Të shumtë ishin refugjatët të cilët gjatë luftës së fundit lëshuan Kosovën për të marrë rrugë drejt vendeve perëndimore duke kërkuar një jetë më të sigurtë edhe pse jo me dëshirë.

Sport

14/10/2018 23:59

Disa prej tyre krijuan karrierë në shumë fusha në ato shtete, e nuk mungojnë edhe ata që në sport bëjnë që të përmendet emri i shtetit më të ri në Evropë, që ndoshta dikush nuk ka dëgjuar kurrë për të.

Një nga këta refugjatë është edhe futbollistja e ekipit anglez Charlton, Elizabeta Ejupi e cila në moshën tre vjeçare së bashku me prindërit dhe vllaun e saj më të madh iku nga lufta për në Londër, njofton Telefrapf, përcjell Klan Kosova.

“Atje kishte masakra, vrasje dhe ne duhej të iknim për të shpëtuar”, ka sqaruar Ejupi.

Nëna e saj ishte ende duke studiuar në universitet kur ajo me familje u shpërngulë.

“Ata vetëm duhet të linin gjithçka, kushërinjtë e mi dhe axhallarët shkuan në Gjermani. Ju gjeni kosovar në Zvicër, Amerikë, ata janë gjithkund për shkakë të asaj lufte”, shton futbollistja kosovare.

Ejupi tregon se gjatë asaj kohe ajo mendonte se udhëtimi drejt Londrës ishte vetëm për pushime.

“Mendova se ne po shkonim për pushime, se po shkonin jashtë vendit për pak, ishte një aventurë”, shton 24 vjeçarja.

Megjithatë ajo dhe familja e saj nuk ka harruar vendlindjen.

“Ne jemi larguar por ne ende kujtojmë rrënjët tona, kulturën tonë dhe nuk kemi thënë kurrë ajo ëshët e kaluar, ta harrojmë”, thotë Ejupi për Telegraph.

Mesfushorja e Charlton ka përfunduar se ajo gjithashtu mban kontakte edhe me të afërmit e saj që kishin fatin e njëjtë me të saj duke ikur nga vendlindja. /Lajmi.net/