Futbollisti “tradhtoi” Realin kundër Wolgsburgut (FOTO)

Mbrojtësi Danilo ishte futbollisti më i dobët i Real Madridit në humbjen nga Wolfsburg në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Sport

07/04/2016 14:43

E përditshmja sportive madrilene “AS” ka shpallur Danilon si futbollistin më të dobët të Real Madridit në humbjen nga Wolfsburg në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Mbrojtësi i krahut pati bilanc katastrofal në takimin ndaj skuadrës gjermane, përcjell “Lajmi.net”.

Danilo e rikuperoi vetëm një topi kurse humbi plot 15.

Për më tepër, ai nuk e fitoi asnjë duel të vetëm dhe u dominua nga Julian Draxler.