Futbollisti i Superligës me statistikë të pabesueshme

I ka shijuar 66 ndeshje në dy edicione radhazi (nga 33 për secilin). Kësisoj, ai bëhet futbollisti i vetëm që në dy kampionate luan në të gjitha duelet.

Sport

26/05/2016 19:31

Nuk ka nevojë për ndonjë prezantim të veçantë, pasi të gjithë e njihni. Fjala është për mbrojtësin e djathtë të Besës, Përparim Osmani.

Për një mbrojtës është vëeretë e vështirë që të jesh i pranishëm në të gjitha ndeshjet për dy kampionate radhazi, por fati ka qenë me Osmanin.

“Ka qenë shumë e vështirë të arrish të luash për më shumë se dy sezone pa munguar në asnjë ndeshje, mirëpo me punë dhe përkushtim e kam arritur ta mbaj formën”, deklaroi Osmani për Gazetën Sheshi.

“Se kam pas mendjen asnjëherë te kartonët dhe nuk jam kursyer në asnjë moment, mirëpo jam një tip që e kontrolloj dhe menaxhoj situatën siç duhet brenda lojës. Madje, gëzoj një respekt të ndërsjelltë me gjyqtarët”, shtoi ish-anëtari i Feronikelit.

“Laqi” siç njihet në opinion ka mundur të luajë edhe më gjatë sikur të mos e pushtonte para ca kohësh ish-trajneri i Feronikelit, Ramiz Krasniqi.

“Po të mos më kishte pushuar trajneri Ramiz Krasniqi me Feronikelin një javë para duelit të barazhit, do t’i kisha mbushur dy vite e gjysmë pa munguar as edhe në një ndeshje”, përfundoi Osmani.