Futbollisti shqiptar transferohet në Betis (FOTO)

Futbollisti shqiptar që mbron ngjyrat e Danimarkës, Riza Durmishi, pritet të kalojë te Betisi.

Sport

25/05/2016 22:01

AS raporton se Betis ka arritur marrëveshje me Brondbyn për transferimin e mbrojtësit Riza Durmishi për 2 milionë euro, përcjell Lajmi.net.

Reprezentuesi i Danimarkës pritet të arrijë në Sevilla në orët në vazhdim, për ta përmbyllur marrëveshjen me klubin andaluzian.

Durmishi i ka zhvilluar 84 ndeshje me Brondbyn deri më tani, duke shënuar gjashtë gola.