Futbollisti shqiptar takon aktorin e njohur turk
Aktorët turq kanë arritur të kenë famë të madhe edhe në trojet shqiptare.
ShowBiz
Kjo për shkak të transmetimit të serialeve të kinematografisë turke në televizionet shqiptare, shkruan lajmi.net.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi ka takuar aktorin e njohur Kenan Imirzalioglu, të njohur tek ne si Ezeli.
Cikalleshi ka shfrytëzuar rastin të realizojë një fotografi bashkë me aktorin turk dhe të njëjtën e shpërndau në rrjete sociale.
“Me Ezelin ??”, ka shkruar ai mbi fotografinë në të cilën pranoi shumë komente nga ana e ndjekësve. /Lajmi.net/