Futbollisti shqiptar, rivali i Messit dhe Ronaldinhos kur bëhet fjalë për gola nga goditje dënimi

Enis Bardhi, rival i Leo Messit e Ronaldinhos.

Sport

08/05/2018 12:12

Enis Bardhi shënoi golin e dytë nga goditja e dënimit në fitoren e Levantes me rezultat 0-3 ndaj Leganes.

Me këtë rast 22-vjeçari është futur në grupin e pesë lojtarëve të fundit që kanë shënuar më shumë se pesë gola në një sezon nga gjuajtjet e lira:

1. Marcos Assunçao (5 gola/49 tentime në sezonin 2004/05)

2. Mariano Pernia (5 gola/24 tentime në sezonin 2005/06)

3. Ronaldinho (6 gola/49 tentime në sezonin 2006/07)

4. Lionel Messi (6 gola/48 tentime në sezonin 2017/18)

5. Enis Bardhi (5 gola/16 tentime në sezonin 2017/18).

Statistikat tregojnë se Bardhi ka më së paku tentime për gol nga gjuajta e lirë se të gjithë tjetër.