Dënim tronditës me burg për futbollistin shqiptar që grushtoi gjyqtarin

Gjykata e Shkallës së Parë vendosi masën e sigurisë me 7 ditë burg për lojtarin e ekipit të Domosdovës Kristjan Lleshi për dhunimin e arbitrit të ndeshjes ditën e diel.

Sport

19/04/2017 17:27

Lleshi 33-vjeç gjatë ndeshjes mes ekipit të Tepelenës dhe Domosdovës goditi me grushte arbitrin Ardit Merdanaj nga Vlora, pasi dha një penallti për ekipin kundërshtar.

Arbitri pas ndeshjes ai u dërgua për mjekim në spital dhe deklaroi për mediat se ka humbur dëgjimin nga njëri vesh.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy