Futbollisti shqiptar, fenomen i ri në La Ligë (FOTO)

“AS” shkruan se Enis Bardhi është depërtimi i ri në La Ligë.

Sport

23/09/2017 10:03

Futbollisti i Levantes, Enis Bardhi ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në sezonin e ri në La Ligë.

Ai ka bërë katër paraqitje gjatë këtij stinori duke realizuar dy gola dhe shndërruar në një prej futbollistëve kryesor të ekipit.

“AS” shkruan se Bardhi është depërtimi i ri në La Ligë që përkundër gjatësisë prej vetëm 170 centimetrash është duke lënë gjurmë në futbollin spanjoll, përcjell “lajmi.net”.

Futbollisti shqiptar synon të vazhdojë të shkëlqejë në vazhdim të këtij stinori në La Ligë. /Lajmi.net/