Futbollisti shqiptar debuton te Bayerni

Carlo Ancelotti e drejtoi Bayernin për herë të parë, ndërsa bashkë me të debutoi edhe një futbollist shqiptar.

Sport

16/07/2016 20:34

Mesfushori shqiptar, Meritan Shabani, ka debutuar për skuadrën e parë të Bayernit, në miqësoren kundër Lippstadt 08.

17 vjeçari u aktivizua në minutën e 62-të të sfidës, duke zënë vendin e Xabi Alonsos në mesfushën e kampionëve të Gjermanisë, në ndeshjen që përfundoi me shifrat 4-3 për Bayernin.

Golat në këtë takim për kampionin e Bundesligës i shënuan: Robben, Ribery, Green dhe një autogol.