Futbollisti që i shpëtoi rrëzimit të aeroplanit merr lajmin e dytë më të mirë në jetë

Helio Hermito Zampier Neto ka marrë një lajm fantastik pas tragjedisë së rrëzimit të aeroplanit të skuadrës braziliane, Chapecoense.

Sport

02/12/2016 14:58

Mbrojtësi i Chapecoense, Helio Hermito Zampier Neto i shpëtoi rrëzimit të aeroplanit në Kolumbi.

Por, babai i tij ka bërë të ditur një tjetër lajm fantastik se 31-vjeçari mund të vazhdojë të luajë futboll.

“Biri im është duke u përmirësuar. Ai është operuar në këmbë dhe doktorët kanë thënë se ai do të kthehet për të luajtur futboll”, deklaroi babai i Netos, Helam, përcjell “Lajmi.net”.

“Ne duhet të vazhdojmë të lutemi sepse ende nuk ka dalë nga spitali në mënyrë që ta shohim së afërmi”, theksoi ai.

Rrëzimi i aeroplanit në Kolumbi a të vdekur 71 persona përfshirë 19 futbollistë të Chapecoense.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.