Futbollisti nga Kosova thumbon Marinën për Getoarin, ja përgjigja e saj!

Futbollisti nga Kosova që luan për skuadrën e Tiranës, Argjend Malaj, pyetjes së bërë nga moderatori Manushi se “si i thoni ju me atë zhargonin e Kosovës, gocave, e dashura ime”, iu përgjigj duke thënë: “Për këtë më mirë të pyesim Marinën se kjo ka më shumë kontakt me kosovarët se unë tani”.

ShowBiz

28/01/2016 09:29

Gazetari Manushi ndërhyri duke thënë se “jo mo Marina s’dinte nga kjo pjesë”, ndërsa prezantuesja i priti me buzëqeshje komentet në studio.

Më herët, mediat kanë shkruar se prezantuesja e “Procesit Sportiv” Marina Vjollca dhe reperi më i paguar në Kosovë, Getoar Selimi, kanë postuar foto me njëri-tjetrin duke ‘pranuar’ edhe lidhjen mes tyre. Për Marinën dhe Getoarin është shkruar gjithashtu se kanë nisur edhe bashkëjetesën në kryeqytetin shqiptar.

Ndërkaq, futbollisti Argjend Malaj ishte i ftuar në emision edhe si autor i golit të realizuar për Tiranën në përballjen ndaj Flamurtarit në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. I pyetur për ekipin e Tiranës, lojtari u shpreh optimist për një kualifikim në kupat e Europës.

“Jam shumë i kënaqur sidomos tani me trajnerin e ri. Pregatitjet kanë shkuar shumë mirë. Grupi është shumë i mirë. Objektivat tani te Tirana është kupa sepse është rruga më e afërt të për të shkuar në Europë”, tha Malaj.