Futbollisti i madh largohet “gratis” nga Barcelona (FOTO)

Dani Alves është i gatshëm të largohet nga Barcelona si futbollist i lirë duke u transferuar në Juventus.

Sport

26/05/2016 09:40

Dani Alves mund të largohet nga Barcelona.

Mbrojtësi i djathtë në kontratën e tij me gjigantin katalan ka të përfshirë një dëmshpërblim që i mundëson të largohet nga klubi si futbollist i lirë para datës 5 qershor.

Dhe, Juventus thuhet se ka arritur marrëveshje për transferimin e tij në Torino, raportojnë mediat spanjolle, përcjell “Lajmi.net”.

Alves është një prej futbollistëve titullarë në ekipin e trajnerit Luis Enrique.

Por, nga edicioni i ardhshëm ai mund të mos jetë më në Camp Nou.