Futbollisti Kushtrim Mushica bëhet baba për herë të parë

Data e sotme ka qenë shumë e veçantë për futbollistin e njohur kosovar, Kushtrim Mushica, kjo pasi ai sot është bërë baba për herë të parë.

ShowBiz

22/05/2018 23:55

Futbollisti 35 vjeçar është i martuar me bukuroshen nga Prishtina, Linda Zatriqi. Ata bënë kurorëzimin në ditëlindjen e Lindës, gjë të cilën Kushtrimi e quajti dhuratën më të mirë për bashkëshorten.

https://www.instagram.com/p/BhWvRwmFUyK/?utm_source=ig_embed

https://www.instagram.com/p/BgpCTGTlm1k/?utm_source=ig_embed

Lajmin për lindjen e djalit e ka bërë të ditur vet futbollist përmes një fotografie të hedhur në InstaStory.

Në fotografi shfaqen një tufë me tullumbace, të cilat uronin mirëseardhjen në jetë djalit të çiftit, transmeton telegrafi.

“Mirëserdhe në jetë bir”, ka shkruar Kushtrim Mushica në mbishkrimin e fotografisë. Ai ka qenë për një kohë të gjatë portier në klubin FC Prishtina, teksa aktualisht luan për KF Bylis Ballsh.