Futbollisti kuqezi i shkruan Shaqirit: Respekte, mjafton që mposhtët legenat serbë!

Eliminimi i Zvicrës ndaj Suedisë ka trishtuar mjaft tifozë shqiptarë që në këtë Botëror bënin tifo për helvetikët për shkak të futbollistëve shqiptarë që luanin në këtë kombëtare.

Sport

04/07/2018 15:11

Ylli i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, postoi ditën e sotme një foto të tifozëve zviceranë, të cilët ishin mbledhur në shesh për të parë ndeshjen dhe për të mbështetur vendin e tyre.

“Një falënderim i madh për të gjithë fansat nga e gjithë bota për mbështetjen e jashtëzakonshme gjatë Kupës së Botës”, shkruan Shaqiri në “Instagram”.

Nuk kanë munguar komentet e shumta ku më i veçanti ishte ai i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani.

“Respekte bruda! Mjafton që i keni mposhtur ata legenat serbë”, ishte komenti i Lenjanit në foton e Shaqirit.

ImageSYRI.net