Futbollisti i Superligës luajti 90 minuta i sëmurë, shikoni çfarë bëri në fushë

Vëllaznimi mundi dje Lirinë 1:0 në derbin e madh dukagjinas.

Sport

21/08/2017 13:35

Gjakovarët fituan falë golit të kapitenit Albutrit Morina, i cili ishte i sëmurë, por ndihmoi ekipin e tij, përcjellë “Lajmi.net”.

Kështu ka shkruar trajneri Ismet Munishi në Facebook.

“Kapiteni im Tiki Morina luan i sëmurë 90 minuta dhe shënon gol, të gjithë lojtaret e dhanë 120%. Urime 1927 urime Kuqezinjtë e Jakoves . Urime Gjakove. Na jemi të përkushtuar, na jemi shumë te fortë. Kuq e zi”, ka shkruar Munishi. /Lajmi.net/