Futbollisti i skuadrës nga Serie A: Sonte bëjmë tifo për Liverpoolin!

Ai deklaroi që lacialët nuk duan që Roma të shkojë në finalen e Ligës së Kampionëve

Sport

24/04/2018 19:18

Futbollisti i Lazios, Lucas Leiva, do të bëjë tifo për Liverpoolin sot.

Ai deklaroi që lacialët nuk duan që Roma të shkojë në finalen e Ligës së Kampionëve, përcjellë “Lajmi.net”.

“Ne të Lazios nuk duam që Roma të shkojë në finale”, deklaroi Leiva.

“Liverpool duhet të ketë kujdes sepse Roma është skuadër shumë agresive, luan sikur ekip i Premierligës”.

“Kanë ekip shumë të mirë me një super-sulmues sikur Dzeko. Në ndeshjen e kthimit do të jem në Olimpico me tifozët e Liverpool”, shtoi ai. /Lajmi.net/