Futbollisti i Shqipërisë shpallet kampion (FOTO)

Në shtatë vite në Azerbajxhan, Ansi Agolli dje ka hapur shampanjën e katërt për titujt kampion.

Sport

17/04/2017 18:32

Jo të rastësishëm, përkundrazi: janë katër tituj të fituar radhazi nga Karabaku. Në një prononcim për “Panorama Sport” pas triumfit të djeshëm në fushën e Inter Bakusë me rezultatin 0-3, Agolli tregon edhe sezonin.

“S’e kisha menduar ndonjëherë që do të merrja katër herë titullin kampion radhazi në vend të huaj. Megjithatë, duke parë ecurinë e gjërave te kjo skuadër, punën profesionale që është bërë, diçka e tillë duket që vjen natyrshëm”.

“Ishte më i vështiri që nga momenti kur erdha këtu. Kjo, për shkak se kemi vuajtur shumë dëmtime dhe kemi qenë të pafat në këtë aspekt. Megjithatë, në momente të tilla tregohet edhe karakteri, grupi dhe forca jonë. Secili prej atyre që është futur si zëvendësues, ka treguar që është i barabartë me të gjithë të tjerët”.

“Nuk mund të mos kem dedikim për këtë sukses. I pari shkon te skuadra dhe grupi. Kjo, për vetë arsyen se kemi sakrifikuar të gjithë për ta bërë të mundur arritjen e këtij objektivi, që nga shoferi i autobusit, te masazhatorët e të gjithë të tjerët që janë në këtë ekip. Së dyti, sigurisht që ia dedikoj familjes sime”.

agolli-kampion-665x400

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy