Futbollisti i Shkëndijës ka një lajm të keq për Milanin

Kostandin Zahov është optimist para ndeshjes me Milanin.

Sport

16/08/2017 11:09

Kostadin Zahov e di se Milani është skuadër shumë e vështirë për t’u mposhtur dhe nuk e ka përjashtuar humbjen në “San Siro”.

“Na pret një ndeshje shumë e rëndësishme. Do të mundohemi të jemi në nivelin më të mirë të mundshëm dhe të japim maksimumin”.

“Duam të mundohemi të marrim rezultat sa më të mirë të mundshëm para ndeshjes së kthimit në Shkup”.

“Do të jetë shumë e vështirë, presion i madh për 90 minuta. Duhet të jemi të fokusuar dhe të pranojmë sa më pak gola, ndoshta të pranojmë një gol në mënyrë që në ndeshjen e kthimit në Shkup të kemi më shumë mundësi”.

“Por, mendoj se kemi aftësi që të bëjmë mirë nga kundërsulmet, thjesht duhet të japim më të mirën”, ka deklaruar në konferencë për media Zahov.