Futbollisti i Premierligës zbulon se është biseksual

Mediat angleze kanë treguar historinë e një futbollisti Top Player në Premier League, që ka pranuar se është biseksual.

Sport

12/05/2018 18:07

Futbollisti aktualisht është i martuar dhe ka një fëmijë, por pranoi se ka pasur për 4 vite marrëdhënie homoseksuale me një model.

Sipas mediave bëhet fjalë për një lojtar shumë të njohur të Premier League, që nuk është anglez, por që nuk dëshiron të identifikohet.

Kjo sepse futbollisti mendon se mund t’i rrezikohet e ardhmja dhe karriera, nëse pranon publikisht prirjet e tij biseksuale.