Futbollisti i njohur teston pozitiv për doping pas ndeshjes në Ligën e Kampionëve (FOTO)

Darijo Srna ka dalë pozitiv për doping pas ndeshjes kundër Napolit.

Sport

21/09/2017 09:24

Mbrojtësi i Shakhtar Donetsk, Darijo Srna ka dalë pozitiv për doping pas ndeshjes kundër Napolit në xhiron e parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Sipas mediave ukrainase dhe kroate, Srna ka dalë pozitiv në kontrollin anti-doping pas duelit, përcjell “lajmi.net”.

Mbrojtësi i djathtë luajti ndaj Napolit andaj mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i fundit nga UEFA. /Lajmi.net/