Futbollisti i njohur nga Serie A del pozitiv për doping

Joao Pedro, mesfushori brazilian i Cagliarit, deri tani ka shënuar 5 gola.

Sport

09/03/2018 13:03

Ritkhehet Dopingu në Serinë A. Braziliani i Cagliarit, Joao Pedro, ka rezultuar pozitiv me hidroklorotiazid (një diuretik) pas testeve në kryera nga Nado Italia në përfundim të takimit me Sassuolon 11 shkurtin e kaluar. Lojtari, i cili është njoftuar për rezultatin e analizave, është pezulluar nga gjykata kombëtare e antidopingut.

Me Joao Pedro shkon në dy numri i lojtarëve të kategorisë më të lartë të futbollit italian që kanë rezultuar pozitivë. Shtatorin e kaluar rezultoi se ka përdorur substanca të ndaluara kapiteni i Beneventos, Fabio Lucioni. Në rastin e tij, bëhej fjalë për klostebol. Ai u pezullua një vit nga të gjitha aktivitetet.

Joao Pedro, mesfushori brazilian i Cagliarit, deri tani ka shënuar 5 gola. Pas një fillimi të mirë të sezonit pati një rënie të rendimentit dhe nervozizëm. Është pezulluar 4 javë për shkak të goditjes së sulmuesit të Fiorentinës, Federico Chiesa, kur kishte ndalur loja.