Futbollisti i njohur i Prishtinës i bashkohet PDK-së (Foto)

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi sot ka prezantuar 30 anëtarët e ri në Partinë Demokratike të Kosovës.

Lajme

03/06/2017 20:32

Në mesin e këtyre anëtarëve, është edhe futbollisti i Prishtinës, Liridon Leci, raporton lajmi.net

Leci është futbollist i skuadrës së Prishtinës e cila do të luajë në kualifikimet e Europa League, dhe luan si mbrojtës i majtë.

“Këta anëtarë të rinj janë vlerë e shtuar për PDK-në dhe pa dyshim do të jenë pjesë e angazhimeve të përbashkëta për të zhvilluar edhe më tej vendin tonë dhe gjithsesi, kryeqytetin tonë”, ka thënë Memli Krasniqi. /Lajmi.net/