Futbollisti i njohur i Argjentinës tregon çfarë po ndodh me Messin

.

Sport

25/06/2018 12:26

Leo Messi është i frustruar me paraqitjet e Argjentinës në Botëror.

Javier Mascherano shpjegoi gjendjen emocionale të Messit, përcjellë “Lajmi.net”.

“Leo është shumë i frustruar, edhe ai është njeri dhe ka të drejtë të nervozohet. Mirëpo, po punon për të kthyer situatën”, deklaroi Mascherano.

“Ai dëshiron t’i tregojë botës një imazh tjetër nga ai që kemi treguar në dy ndeshjet e para”, shtoi Masch.

Ndeshjen e fundit të grupit, Argjentina e luan ndaj Nigerisë të martën. /Lajmi.net/