Futbollisti i Kombëtares transferohet në Serie A

Arlind Ajeti, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, është prezantuar te skuadra e re, Frosinone.

Merkato

26/11/2015 14:06

Mbrojtësi kosovar, Arlind Ajeti është prezantuar te skuadra e re Frosinone. Ai ka thënë se është i lumtur që do të luaj në Serie A dhe se këtë e ka ëndërruar që nga fëmijëria.

“Frosinone është zgjedhja e duhur, klub i mirë që më dha mundësinë të luaj në Serie A. Ëndërr e bërë realitet. Kam ëndërruar që kur isha fëmijë”, ka thënë mbrojtësi shqiptar.

Ai ishte lojtar i lirë që nga fundi i sezonit të kaluar kur u largua nga Baseli.