Futbollisti i 12’të i Realit

Një prej tregimeve më të suksesshme të Real Madridit të Carlo Ancelottit është rikthimi në futboll i Zinedine Zidane. Rëndësia e francezit si asistent i italianit është një element kyç për zhveshtoren e Los Blancos. Zidane e ka gjetur vendin e tij në bankinë. Kjo, edhe për meritë të Ancelottit i cili i ka dhënë…

Sport

02/01/2014 18:50

Një prej tregimeve më të suksesshme të Real Madridit të Carlo Ancelottit është rikthimi në futboll i Zinedine Zidane. Rëndësia e francezit si asistent i italianit është një element kyç për zhveshtoren e Los Blancos.

Zidane e ka gjetur vendin e tij në bankinë. Kjo, edhe për meritë të Ancelottit i cili i ka dhënë francezit hapësirë të mjaftueshme.

Pas largimit të Jose Mourinhos, pozita të ndryshme u konsideruan si për ‘Zizoun’, në stafin e presidentit Florentino Perez, por e vetja të cilën e deshi ishte bankina.

Ancelotti e ka shfrytëzuar Zidanen si lidhje me ekipin. Francezi shërben ndihmë sa herë që një futbollist ka nevojë për inkurajim ose këshillë.

Terapia nga Zidane ka kryer punë. Reali më nuk ka përçarje mes futbollistëve dhe nëse rezultatet në La Ligë nuk kanë qenë prej më të mirave, shpirti i ekipit dhe harmonia janë në nivel të lartë.

Kurse, sa herë që i ofrohet mundësia u jep leksion në stërvitje.