Futbollisti i ëndërruar nga Barcelona, në bisedime me Realin (FOTO)

Real Madrid është takuar me menaxherin e mesfushorit të Juventusit, Paul Pogba, për të negociuar rreth transferimit të tij në Santiago Bernabeu.

Sport

11/06/2016 08:46

Real Madrid ka bërë hapat e parë rreth transferimit të mesfushorit të Juventusit, Paul Pogba.

Skuadra kampione e Evropës është takuar me menaxherin e futbollistit, Mino Raiola, duke negociuar rreth transferimit të reprezentuesit francez në Santiago Bernabeu, ka bërë të ditur Gianluca di Marzio nga “Sky Sport Italia”, përcjell “Lajmi.net”.

Pogba për një kohë të gjatë kërkohej nga Barcelona dhe së fundmi Juventus refuzoi një ofertë prej mbi 80 milionë euro për shitjen e tij.

Por, Real Madrid ka shtuar përpjekjet për ta sjellë në Bernabeu, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.