Futbollisti i Chelseas vendos të luajë për Kosovën (FOTO)

Talenti i Chelseas, Malind Kukaj ka pranuar të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës.

Sport

08/10/2016 14:30

Përfaqësuesja e Kosovës është e gatshme të mirëpres një talent të madh.

Futbollisti i Chelseas, Malind Kukaj ka bërë të ditur se është i gatshëm të luajë për Kosovën.

“Kam pranuar Kosovën në javën që do vij do takohem me selektorin Bunjaku”, ka thënë Kukaj, i cili më herët ishte edhe pjesë e Akademisë së Real Madridit, përcjell “Lajmi.net”.

Kukaj do të jetë talenti i radhës pas atij të Barcelonës, Labinot Kabashi që do të luajnë për Kosovën.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.