Futbollisti afrikan vdes në aksident trafiku

Sulmuesi nga Afrika e Jugut, Richard Henyekane ka vdekur në një aksident trafiku.

Sport

07/04/2015 12:10

Futbollisti i skuadrës Free State Stars dhe reprezentuesi i këtij vendi, Richard Henyekane ka humbur jetën në një aksident trafiku.

“Free State Stars shpreh ngushëllimet e përzemërta për vdekjen e sulmuesit Richard Henyekane në orët e para të mëngjesit të sotëm,” thuhet në njoftimin e klubit afrikan.

“Henyekane po udhëtonte me katër pasagjerë të tjerë, kur ata ishin të përfshirë në një aksident tragjik. Futbolli i Afrikës së Jugut e ka humbur një tjetër shpresë të madhe”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit Free State Stars.