Futbollistët më të shtrenjtë në botë (FOTO)

Lionel Messi vazhdon të jetë futbollisti më i shtrenjtë në botë.

Sport

02/07/2016 17:28

Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive (CIES), e ka publikuar listën e futbollistëve më të shtrenjtë në botë.

Lionel Messi mbetet lojtari me vlerën më të madhe. Vlera e yllit argjentinas aktualisht është 211 milionë euro.

Pas tij renditet bashkëlojtari te Barcelona, Neymar me 201 milionë dhe Cristiano Ronaldo që vlen 137 milionë euro.

Top 10 e mbyllin Antoine Griezmann, Anthony Martial, Luis Suarez, Paulo Dybala, Sergio Aguero, Paul Pogba dhe Gareth Bale, përcjell Lajmi.net nga Sport.es.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.