Futbollistët serbë të Frankfurtit refuzuan të luajnë kundër Kosovës

Kosova barazoi në udhëtim tek Eintracht Frankfurt duke luajtur pa gola në ndeshjen e tyre miqësore. Por, mediat serbe raportojnë se dy futbollistë serbë të skuadrës gjermane refuzuan të paraqiten.

Sport

25/03/2015 09:23

Kosova barazoi me Eintracht Frankfurtin me rezultat 0:0 në ndeshjen miqësore të zhvilluar të martën.

Skuadra e selektorit Albert Bunjaku pati disa raste të mira për shënim, por nuk i konkretizoi ato dhe dueli u mbyll pa gola.

Por, nga mediat serbe vjen një lajm interesant.

Eintracht Frankfurt ka dy reprezentues serbë, Aleksandar Ignjovski dhe Slobodan Medojevic, të cilët nuk luajtën fare e dyshohet se nuk kanë dashur të takohen me Kosovën.