Futbollistët e Realit e duan pasqyrën

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka kritikuar futbollistët e Real Madridit duke thënë se ata ishin më tepër të interesuar për pamjen e tyre, sesa fitimin e titujve. Trajneri portugez u largua nga Los Blancos drejt Chelseas në verën e vitit të shkuar pas tri vjetësh qëndrimi në Santiago Bernabeu. Dhe, ai mbeti i pakënaqur…

Sport

06/03/2014 12:30

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka kritikuar futbollistët e Real Madridit duke thënë se ata ishin më tepër të interesuar për pamjen e tyre, sesa fitimin e titujve.

Trajneri portugez u largua nga Los Blancos drejt Chelseas në verën e vitit të shkuar pas tri vjetësh qëndrimi në Santiago Bernabeu.

Dhe, ai mbeti i pakënaqur nga qëndrimi i futbollistëve.

“Shumë herë në Real Madrid, futbollistët qëndronin në radhë para pasqyrës para ndeshjeve, kurse gjyqtari i priste ata në tunel”, deklaroi Mourinho për Esquire.

“Por, e tillë është shoqëria sot. Të rinjve ju interesojnë më tepër gjëra të tilla, ata janë 20 e diçka vjeç kurse unë jam 51 dhe nëse më duhet të punoj me fëmijë, duhet të kuptoj botën e tyre. Jam menaxher nga viti 2000 andaj jam me gjeneratën e dytë të futbollistëve”.

Mourinho fitoi një titull të kampionit në La Ligë, Copa del Rey dhe një Superkupë të Spanjës, gjatë aventurës me Real Madridin.