Futbollistët e përfaqësueses urojnë 11 vjetorin e pavarësisë

Futbollistët e përfaqësueses kanë uruar me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

ShowBiz

17/02/2019 11:34

Futbollistët  Hekuran Kryeziu, Fidan Aliti dhe Mërgim Voljvoda, kanë uruar përmes rrjeteve sociale 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Mërgim Vojvoda në urimin e tij ka shkruar “Urime Kosovë, vitet po ecin, emri po të rritet”.

Në anën tjetër, Hekuran Kryeziu zgjodhi një fotografi nga fusha e futbollit, teksa intonohet himni, të urojë Kosovën.

Kurse, Fidan Aliti uroi përmes një imazhi ku shihet duke festuar një prej golave, mbishkrimi që i la fotos ishte “Urime Kosovë”. /Lajmi.net/