Futbollisten iraniane nuk e lë burri të luajë

Niloufar Ardalan nuk do të marrë pjesë në një garë ndërkombëtare pasi burri i saj nuk ia ka dhënë pasaportën.

Sport

16/09/2015 15:01

Futbollistja iraniane Niloufar Ardalan nuk do të marrë pjesë në një garë ndërkombëtare pasi është ndaluar nga burri i saj.

30-vjeçja e njohur me nofkën “Lady Goal”, nuk do të marrë pjesë në “Women’s Futsal Championship” pasi burri i saj ka refuzuar t’ia jap pasaportën.

Ai dëshiron që ajo të jetë në shtëpi për ditën e parë të birit të tyre në shkollë.

“Burri im nuk më ka dhënë pasaportën andaj nuk mund të marr pjesë në ndeshjet, për shkak të kundërshtimit të tij që të udhëtojë jashtë vendimit, andaj do të mungoj”, deklaroi Ardalan për “Nasimonline”.

“Dëshiroj që autoritetet të gjejnë një zgjidhje në mënyrë që futbollistet të mbrojnë të drejtat e tyre në situata të tilla. Si femër myslimane, kam dashur të punoj që flamuri i shtetit tim të ngrihet në kampionat, në vend se të udhëtoj për argëtim”, u shpreh ajo. Gara gjashtë – ditore fillon të enjten në Nilali, Malajzi.