Futbolli kosovar në zi, vdes ish-futbollisti i Drenicës

Futbolli drenicas dhe ai kosovar në përgjithësi ndodhet në zi, pasi sot ka ndërruar jetë ish-futbollisti i Drenicës, Fidan Gashi.

Sport

24/09/2018 16:17

Lajmi është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e Drenicës, e cila ka dërguar një telegram ngushëllimi.

Arsyet e vdekjes nuk janë bërë të ditura.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e ish-futbollistit tonë, Fidan Gashi. Ai ishte futbollist i KF Drenica para disa vitësh dhe dha kontribut për klubin afro 5 vite në grupmosha të ndryshme të klubit. Në emër të Kryesisë së KF Drenica, shtabit teknik, menaxhmetit, futbollistëve dhe të gjithë dashamirëve të klubit, shprehim ngushllimet më të sinqerta për familjen të afërmit, miqt dhe të gjithë ata që e njohën të riun Fidan Gashi i cili humbi jetën tragjikisht. U prefsh në paqe Fidan, ngushllime”, thuhet në telegram ngushëllimin e Drenicës.