Futbolli italian i politizuar

Eliminimi i Milanit nga Liga e Kampionëve ka rihapur debatin lidhur me periudhën e errët në futbollin italian. Në mesin e atyre që janë përfshirë është edhe menaxheri i famshëm, Mino Raiola, përfaqësues i yjeve si Mario Balotelli, Paul Pogba e Zlatan Ibrahimovic. Raiola është i bindur se faji qëndron tek politika. “Shpeshherë ndodh që…

Sport

12/03/2014 17:18

Eliminimi i Milanit nga Liga e Kampionëve ka rihapur debatin lidhur me periudhën e errët në futbollin italian.

Në mesin e atyre që janë përfshirë është edhe menaxheri i famshëm, Mino Raiola, përfaqësues i yjeve si Mario Balotelli, Paul Pogba e Zlatan Ibrahimovic. Raiola është i bindur se faji qëndron tek politika.

“Shpeshherë ndodh që futbolli të jetë reflektim i shoqërisë, dhe pikërisht kjo është duke ndodhur në Itali. Futbolli italian është së tepërmi në duart e politikës”, deklaroi Raiola për Nos.nl.

“Nëse flasim për stadiume, e ka vetëm Juventus. Për momentin kur një klub dëshiron të ndërtojë një stadium duhet t’i bëjë llogaritë me shumë politikanë”.

Raiola ka përmendur opsionet që mund të jenë zgjidhje të problemit.

“Duhet të përmirësohet infrastruktura dhe të fillohet nga sektori i të rinjve. Të rinjtë menaxhohen keq, dhe vetëm nëpërmjet zhvillimit të tyre mund të rikthehet në krye”.