Futbolli është mashtrim

Menaxheri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini ka thënë se “futbolli është mashtrim” pas javës së nxehtë sa i përket temës së simulimeve në Premierligë. David Bernstein, ish kryetar i Federatës së Futbollit të Anglisë akuzoi menaxherët se “japin shembuj të tmerrshëm”, duke mbrojtur sjelljen e futbollistëve të tyre gjatë ndeshjes, derisa mesfushori i Chelseas, Oscar…

Sport

04/01/2014 14:40

Menaxheri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini ka thënë se “futbolli është mashtrim” pas javës së nxehtë sa i përket temës së simulimeve në Premierligë.

David Bernstein, ish kryetar i Federatës së Futbollit të Anglisë akuzoi menaxherët se “japin shembuj të tmerrshëm”, duke mbrojtur sjelljen e futbollistëve të tyre gjatë ndeshjes, derisa mesfushori i Chelseas, Oscar u kritikua nga trajneri i tij, Jose Mourinho, pas simulimit në fitoren në udhëtim te Southampton të martën.

Portugezi pranoi se braziliani e meritoi të ndëshkohej me karton të verdhë. Mirëpo, David Moyes u ankua kur ylli kosovar Adnan Januzaj u ndëshkua me të verdhë, për të njëjtën arsye në ballafaqimin me Tottenhamin.

“Mendoj se është shumë e vështirë për një gjyqtar”, deklaroi Pellegrini.

“Futbollistët luajnë shumë shpejt, futbollistët gjithmonë mundohen të mashtrojnë sepse futbolli është mashtrim. Ata gjithmonë mundohen të shfrytëzojnë avantazhin për ekipin e tyre dhe pa dyshim se askujt nuk i pëlqen kur gjyqtari vërshëllen kundër skuadrës tuaj, por shumë herë kjo mund t’ju jep avantazh”, u shpreh ai.