Futbolli është biznes

Nënkryetarja e Milanit, Barbara Berlusconi thotë se futbolli është biznes dhe se fitimi i titujve nuk është e vetmja gjë e rëndësishme, por edhe përfitimet financiare.

Sport

22/04/2014 21:56

Nënkryetarja e Milanit, Barbara Berlusconi ka thënë se futbolli nuk është vetëm për të fituar tituj, por edhe për të përfituar para.

Bija e pronarit të Rossonerëve, Silvio Berlusconi, Silvio e sheh sportin si biznes dhe beson se ekzistojnë shumë mënyra sipas të cilave një klub mund të shtojë të hyrat dhe të jetë me konkurrues nga aspekti financiar.

“Nuk është me rëndësi vetëm të fitoni tituj, por edhe të gjeneroni përfitime”, deklaroi Berlusconi gjatë një interviste për Vanity Fair Spain.

“Futbolli është biznes në të cilin ka shumë punë. Biznezi ynë është futbolli, por edhe aktivitetet e panumërta që mund të gjenerojnë përfitime, si shitja e fanellave dhe marrëveshjes me sponsorë”, shtoi ajo.

Milan ka kaluar një periudhë të vështirë dhe u detyrua të shes yjet si Zlatan Ibrahimovic e Thiago Silva në Paris Saint-Germain në verën e vitit 2012 për të përmirësuar bilancin.

Për të përkeqësuar gjërat do të përkujdeset mungesa në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.