“Fustani i mençur” ndryshon ngjyrën me një prekje butoni! (Video)

Kompania ‘Showpo’ që shet rroba përmes internetit, e ka krijuar të ashtuquajturin “fustan të zgjuar” të cilit mund t’i ndryshohen ngjyrat.

Fun

31/10/2016 15:05

Në videon e postuar shihet modelja me veshjen e ngjyrë gri, që bëhet rozë, kaltër dhe pink pas komandës që merr nga një tablet, transmeton Telegrafi.

Sipas dizajnerëve, përzgjedhja e ngjyrës së veshjes tani i përket të shkuarës, meqenëse mund të blihet vetëm një rrobë dhe t’i ndryshohet ngjyra varësisht nga dëshira.

Por, ka të tillë që nuk po e besojnë se është e vërtetë, duke e konsideruar si një mashtrim të radhës që publikohet në internet.