Fustanet e Almeda Abazit në natën e parë të Këngës Magjike (FOTO)

A ju pëlqyen fustanet e Almedës në “Kënga Magjike”?

ShowBiz

04/12/2015 16:11

Mes emocioneve dhe surprizave që ofroi spektakli, një ndër kuriozitet më të mëdha ishte dhe dalja skenike e bashkëprezantuese së showmanit Ardit Gjerbrea, Almeda Abazi.

Bukuroshja, e cila vjen enkas në Shqipëri pas një karriere të sukseshme në Turqi, shkëlqeu në skenën magjike me dy fustane.

I pari, ishte në ngjyra të ngrohta, një kombinim plot finesë mes të bardhës dhe një busti ngjyrë të artë, që e bënte të dukej si një perëndeshë.

Zgjedhja e dytë ishtë një fustan i zi me një krah, që i përvijohej nga një dekorim floreal në ngjyrë të kuqe, që i vendoste në pah format e përkryera fizike.

Një zgjedhje padyshim shumë e mirë e modeles, e cila gjatë prezantimit kaloi me sukses, jo vetëm provën e paraqitjes skenike, por dhe atë të një prezantueseje të zonja./Klan