Fustan nusërie me thasë çimentoje!

Ndërkohë që shumica e fustaneve të nusërisë janë me mëndafsh, saten dhe dantella, një grua kineze ka tërhequr vëmendjen e miliona personave duke krijuar një fustan nusërie me një material që vështirë se të shkon në mendje.

Fun

27/09/2018 13:35

28-vjeçarja Tan Lili bëri fustanin e saj të ëndrrave me 40 thasë çimentoje, të cilat i kishte në shtëpi pasi me mbushjen e tyre kishte rregulluar banesën e saj.

Kjo grua nuk ka bërë shkollë dizajni, por vendosi që të shpikte fustanin e saj gjatë një dite me shi, kur qëndroi gjithë ditën e mbyllur brenda.