Fushë Kosovë, kamioni del nga rruga, bllokohet qarkullimi i veturave

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një kamion ka dalë nga rruga duke bllokuar qarkullimin e veturave.

Lajme

13/10/2017 16:16

Sipas dëshmitarëve kamioni kishte tentuar të hynte në oborrin e kishës.

Siç shihet edhe nga fotografitë e siguruara nga lajmi.net, ky aksident ka krijuar kolona të gjata, ndërsa nuk raportohet për të lënduar./Lajmi.net/