Fushë Kosovë: Burri sulmon dhe e dëbon nga shtëpia gruan shtatzënë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në komunën e Fushë Kosovës.

Lajme

30/08/2018 09:21

Një mashkull është arrestuar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë dhe e ka dëbuar nga shtëpia gruan shtatzënë.

Gjatë hetimeve Policia në banesën e të dyshuarit ka gjetur të mbjellur edhe bimë kanabisi.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull K-shqiptar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë në familjen e tij duke dëbuar nga shtëpia gruan e tij femër K-Shqiptar, e njëjta ka mbetur për tretman mjekësor në QKUK pasi ishte shtatzënë. Njësiti policor në banesën e tij ka gjetur dhe konfiskuar dy bimë të kanabisit të cilat ishin të mbjelle në saksi. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/