Fushë-Kosova: Bashkëshorti e kërcënon gruan me revole

Një person i dyshuar është arrestuar gjatë ditës së djeshme në qytetin e Fushë Kosovës pasi që kishte kërcënuar bashkëshorten e tij dhe kunatin [vëllain e gruas].

Lajme

09/08/2018 11:51

Sipas policisë rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje, ku bashkëshorti e kishte sulmuar gruan e tij fizikisht e cila pastaj kishte shkuar në shtëpinë e vëllait të saj për tu mbrojtur.

Mirëpo personi i dyshuar kishte shkuar në shtëpinë e vëllait të bashkëshortes së tij dhe kishte kërcënuar atë dhe vëllain e saj me pistoletë.

Polica pas daljes në vendin e ngjarjes ka arrestuar personin dhe i është konfiskuar pistoleta me 17 fishekë dhe dy pushkë gjueti të cilat i kishte me leje.